Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Politika Shqiperia Berisha: Ka analistë, që paguhen për të më sharë!

Berisha: Ka analistë, që paguhen për të më sharë!

E-mail Print PDF
Berisha: Ka analistë, që paduhen për të më sharë!

TIRANE – Kryetari i Qeverisë Sali Berisha në përgjigje të fjalës kritike të mbajtur nga

deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade në Kuvend, akuzoi mendian duke thënë se disa analistë të saj paguhen për të sharë kryeministrin.
Berisha falenderoi deputeten e PS-së Arta Dade, pavarësisht pse siç tha ai, “ajo rreshtoi një sërë të pavërtetash” në fjalën e saj sot në Parlament.
Nuk dua të bëj, vijoi ai, asnjë koment nga ato që zonja e nderuar rreshtoi këtu. “E kam një keqardhje dhe këtë shpresoj të ma pranojë: Ju e dini se çdo ditë hapni shtypin dhe gjeti me germa kapitale këto apo ato për Sali Berishën.
Më bëhet qejfi sepse ka familje të tëra në fakt që marrin rrogat përmes atyre titujve. Ka analistë dhe pseudoanalistë që paguhen majmë për të shpifur por tek e fundit familjet e tyre jetojmë mirë dhe ky është qëllimi im.
Shumë prej tyre fitojnë aq shumë sa marrin rrogë tre-katër herë më të madhe se kryeministri, le ta gëzojnë”, tha Berisha.
“Ligjërata jote, vijoi ai duke iu drejtuar deputetes Arta Dade, nuk të ndihmoi ty pasi ti nuk ke përfituar nga anti-Berishizmi”. (Lajmifundit)