Pas rënies së komunizmit dy dekada më parë, Greqia u bë toka e re e premtuar për qindra mijra shqiptarë. Mirëpo tani që Greqia është e përfshirë nga probleme të thella financiare, disa emigrantë e shohin veten viktima të kësaj krize. Një pjesë e
tyre e shikojnë Shqipërinë ekonomikisht më premtuese dhe i kjo i ka nxitur të kthehen përgjithmonë.
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të punëtorëve të huaj në Greqi, shumë më tepër se sa të tjerët. Ata kanë qenë ndër të parët që e kanë ndjerë efektin e krizës.
Që nga fillimi i krizës financiare globale, problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi, Itali dhe në vendet e tjera të Europës si dhe në Shtetet e Bashkuara janë pasqyruar në rënien e parave që ata dërgojnë që arritën nivelin më të ulët në vitin 2009 krahasuar me 2004-ën.
Shqipëria me 3,3 milion banorë llogaritet të ketë 800,000 emigrantë në Greqi dhe 400,000 në Itali. Të ardhurat nga emigrantët kapin mbi 20 përqind të GDP-së në Shqipëri. Zyrtarisht, papunësia në Shqipëri kap më shumë se 14 përqind. (ZA)







