Barcelona dhe Bordo janë dy ekipet e fundit që plotësuan tetëshen e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Katalanasit kanë shkatërruar 4 me 0 Shtutgartin teksa dy gola u bënë brenda 25 minutave të para. I pari shënoi
Â
Lionel Mesi në minutën e 14 dhe më pas dyfishoi gjithçka Pedro në minutën e 21.
Në pjesën e dytë Lionel Mesi shënoi sërish golin e dytë brenda ndeshjes dhe pas tij gjeti portën edhe Bojan Kërkiç. Bordo fitoi me rezultatin 2 me 1 kundër Olimpiakos. (Lajmifundit)








