Mediat angleze kanë bërë të ditur sot se Mançester City ka adresuar një ofertë zyrtare tek Barcelona për Zlatan
Ibrahimovic, i cili kërkohet për një vlerë prej 35 milionë euro.
Drejtuesit e Macester City, dëshirojnë ta shfrytëzojnë faktin që në Barcelonë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit të kombëtares suedeze.
Megjithatë duket se drejtuesit e Barcelonës nuk janë të kënaqur me ofertën e parë, sepse mendojnë se për një futbollist të kalibrit të Ibrahimoviqit mund të përfitojnë një shumë më të madhe. Barcelona pagoi 70 milionë euro për ta transferuar Ibrahimoviqin nga Interi në verën e kaluar.
Ibra ka kontratë të vlefshme me Barçën deri në vitin 2014 dhe një klauzolë në kontratë, sipas të cilës klubin mund ta braktis vetëm me një dëmshpërblim prej 250 milionë euro, mirëpo mediat angleze janë të bindura se klubi spanjoll do të heq dorë nga shërbimet e suedezit me origjinë boshnjake edhe për 50 milionë euro.







