DURRES – Ka filluar pak më parë mbledhja e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Fubtollit e cila duhet të zgjedhë sot me votim presidentin e
ri të FSHF.
Mbledhja e asamblesë po zhvillohet në Durrës ndërsa kandidatët që garojnë për drejtimin e presidentit të federatës, janë kreu actual i FSHF Armand Duka, presidenti dhe donator i Tiranës Refik Halili dhe ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata.
Gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve, Refik Halili dhe Rudi Vata në paraqitje të platformave të tyre kanë akuzuar Dukën për gjendjen aktuale të stadiumeve ndërsa presidenti aktual është shprehur se do të vazhdojë një mandate të tretë për të përfunduar projektet e nisura.
Dy rivalët e Dukës, në një aleancë dhe bashkëpunim mes tyre e kanë vënë theksin edhe tek problemet e korrupsionit nga të cilat vuan administrimi i fubollit në Shqipëri. (Lajmifundit)







