Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Teknologji Shkence Dhjetë këshilla, si të keni sukses në dashuri që në takimin e parë

Dhjetë këshilla, si të keni sukses në dashuri që në takimin e parë

E-mail Print PDF
Dhjetë këshilla, si të keni sukses në dashuri që në takimin e parë

Nuk ka njerëz të përsosur megjithatë ka shumë mënyra për të qenë të suksesshëm në dashuri.
Një studim i “L’Espresso” ka nxjerrë në dritë fakte të romantikës dhe teknika për të garantuar sukses me partnerin në suksesin seksual.
Gjithçka nis që në takimin e parë. Studimi këshillon që të harxhoni disa minuta kohë për të marrë informacione për partnerin tuaj.
Është me rëndësi të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij/saj.
Më tej studimi këshillon të jeni pozitivë. Gjeni diçka që ju pëlqen tek personi përballë dhe bëni kompliment.
Vlerësimi i cilësive të partnerit/es duket se është një hap i mirë drejt suksesit.
Një tjetër këshillë është e kundërta e kësaj që thamë më lart, pra nxirreni mënjanë negativitetin.
Intimiteti në vetvete nënkupton gëzim, një lidhje e fortë ka nevojë për qetësi. Mos flini për eksperiencat e këqija, lidhjet e kaluara dhe problemet në punë.
Studimi zugjeron të flirtoni, kjo mund të arrihet me ndonjë fantazi apo shaka, por asnjëherë nuk duhet të tejkaloni në fjalor aponë subjekte.
Një tjetër këshillë është të kërkosh. Nukë shtë e thënë të marrësh gjithnjë atë që kërkon por të kërkuarit shton së paku shansin.
Një gjë e rëndësishme në të gjitha tha u thanë më lart është të ruani kontrollin. Nëse partneri/ja jua bën të ditur se diçka nuk i pëlqen, hidheni mënjanë këtë dhe vazhdoni, sjellja e ashpër nuk është e pëlqyer.
Mbi të gjitha duhet të jeni me këmbë në tokë. Nëse dëshironi vërtet një njeri, me të cilin mund të keni fantazuar në lidhje atëherë mos shkatërroni atë çka ndodh realisht duke mbetur peng i fantazive tuaja apo duke dashur ti bëni realitet ato.
Para se të veproni testoni nëse personi tjetër ka të njëjtat dëshira dhe fantazi ashtu sikurse ju.
Kujdesi në shtrat është një tjetër faktor i rëndësishëm. Femrat i duan puthjet dhe përkëdheljet ndërkohë që nëse ato mungojnë, mashkulli ose shtiret ose nuk e di këtë. Ndoshta femra duhet të veprojë në këtë rast për ta tërhequr partnerin në atë që kërkon. (Lajmifundit)