Wednesday, Sep 08th

Last update:11:50:55 PM GMT

You are here: Teknologji Tech Gjermani: Ish rojtari nazist akuzohet për mijëra vrasje

Gjermani: Ish rojtari nazist akuzohet për mijëra vrasje

E-mail Print PDF

Prokurorët në Gjermani e kanë akuzuar ish rojtarin e kampit nazist, Samuel Kunz, se ka ndihmuar në vrasjen e 430 mijë hebrenjëve në Holokaust dhe personalisht ka shtënë kundër 10 vetëve.Prokurorët në Dortmund sot kanë njoftuar se këto akuza kanë të bëjnë për ndihmë në vrasjen e hebrenjëve në kampin nazist të vdekjes Belzec, afër qytetit Lublin në Poloni, në vitet 1942-43.Data për fillimin e procesit gjyqësor nuk është caktuar ende.Samuel Kunz është i treti në listën e Qendrës Simon Vizental për kriminelët më të kërkuar Nazistë.