Soft

14 faktet më interesante rreth dashurisë!

ddaa1. Meshkujt janë më të dashuruar se femrat. U mjaftojnë vetëm 3 takime. Ndërkaq femrat kanë nevojë për më shumë se 14 takime.2. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

3. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4.000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës.

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

12. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.

13. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

14. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15’të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy. /Kosovarja-KS/

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close