VIP

Diellza Kolgeci flet për jetën e saj, babanë dhe Suharekën

Diellza-Kolgeci-3500-415x260Në një intervistë ekskluzive për TherandaPost, Diellza Kolgeci ndër të tjera kujtoi fjalët e z.Remzi Kolgecit, babit të saj për Suharekën :” Shpesh ne e ngucnim sepse i lavdëronte njerëzit e Therandës, thoshte: “janë të mirë për këtë e për atë”, dhe ne e ngacmonim se po i mbron sepse je nga ajo anë. Por që në fakt, të gjitha ato që i ka thënë janë të vërteta”.
Ajo është simboli i bukurisë kosovare. Miss Kosova në vitin 1996 e më pas u indentifikua si Diellza e Bjeshkëve të Nemura, në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura”, duke e përdorur emrin e vërtetë edhe në personazh. Emri i saj është Diellza Kolgeci.

Ajo është vajza e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-drejtorit të Indrustrisë së Gomës “Ballkan” gjatë viteve të ’80-ta, z. Remzi Kolgeci. Kjo rrjedhimisht i bie që Diellza ka prejardhje nga fshati rrëzë maleve të Sharrit, Vraniqit. Një fshat i bukur duke e përcjellë gjenin e tij edhe tek banorët e vet.

TherandaPost para disa muajve pati publikuar disa fotografi të siguruara nga arkivat e qytetit të z.Remzi Kolgecit dhe ky ishte shkasi i takimit me Diellza Kolgecin. Ajo na ka falenderuar tej mase për ato fotografi dhe duke na u përgjigjur ftesës për një intervistë menjëherë.

U takuam në një nga restaurantet e kryeqytetit në një ditë e shumë borë. Krejt sportive, pa ndonjë pasojë nga lëndimi që e rritën shumë por pa asnjë të vërtetë që ishte aksident i rëndë dhe e thjeshtë me një sjellje sikur të ishim shokë e shoqe për 100 vite. Pas një bisede të gjatë rreth Suharekës, që ajo e quante Therandë dhe punës e kujtimeve me babanë e saj filluam bisedën duke e shoqëruar me një çokolladë pa sheqer e cila gjendet gjithmonë në qantën e Diellzës. Afër Diellzës tashmë rrinte shoqja e saj që nëpër fotografitë e postuara në rrjete sociale, e quan “sister”(shq. Motër), femra e parë që u zgjodh Miss në Kosovë, Afërdita Paqarada.

INTERVISTA

Theranda Post: Diellza e dimë që prejardhja juaj është nga Suhareka e konkretisht nga Vraniqi, duke e ditur që babai juaj, ish-kryetar i Suharekës, ish-drejtor i “Ballkan”-it e shumë kryetarllëka ka prejardhje nga fshati Vraniq, z. Remzi Kolgeci. Ne i kemi pubikuar disa fotografi e në bazë të tyre ne po zhvillojmë edhe këtë intervista. Çka mban mend prej Suharekës si e vogël, duke e ditur që nuk ke jetuar por vetëm në vikende e festa keni qenë atje?

Diellza Kolgeci: Së pari po ju falemnderoj juve për fotografitë sepse vërtetë këto fotografi kanë qenë dhurata më e mirë e këtij viti, këtë ti nuk e dinë por për mua ka qenë dhurata më e mirë, sepse është një kujtim shumë i bukur. Ato fotografi kur i kam parë më kanë krijuar një nostalgji edhepse kanë qenë fotografi kur unë nuk kam ekzistuar fare. Mamin e kam të Prizrenit e babi është i Therandës, Vraniqit edhe krejt kujtimet që më lidhin mua me Therandën, Suharekën, janë kujtime shumë të bukura.

Ato kujtimet e para ndoshta lidhen me ato festimet e Vitit të Ri, pasiqë unë kam qenë shume e vogël, 4-5 vjeçe, ato festimet në “Ballkan”, në atë sallën, menzën e Ballkanit, që kanë qenë ndoshta organizimi më i mirë në atë kohë, biles më i miri në Kosovë. E di që shumë njerëz kanë pritur tërë vitin për një ftesë që të marrin pjesë në ato ballo. Përgjithësi sa herë kam shkuar vikendeve në Therandë, kam vizituar gjyshën dhe miqtë. Kam ndejt shumë dhe kam lozë tek shtëpia e Blertës Zeqirit, tek tezja Sanije dhe axha Rrahman si i kam quajt, Blerta dhe Linda motrat, kemi kaluar shumë mirë.

Më pas si e vogël unë jam mundur të organizoj programe me fëmijë, që fëmijët me qejf ose edhe me dhunë(haha…) është dashtë që të jenë prezent aty por edhe në të njejtën kohë i kam futur në lojën time. Kam pasë qejf të merrem me teatër, i merrnim disa kukulla dhe bënim teatër dhe thjeshtë u bënte një program me fëmijët e mallahës. /Lajmionline/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close