ISIS vret pilotin e marrë peng që me 24 dhjetor

Bota

isis-pilotiiiShteti Islamik, ISIS, ka ekzekutuar pilotin jordanez Muadh Kasabse, që eshte marrë peng më 24 dhjetor. Televizioni siriano – iranian al – Majadin, i cili u referohet burimeve brenda territoreve të Shtetit Islamik ka bere me dije ngjarjen.

Lajmi nuk mund të konfirmohet përmes burimeve të tjera. Por rrezikun se mund t’a vrisnin, pranoi vetë piloti 26 – vjeçar pak ditë më parë. Në një intervistë për revistën xhihadiste Dabik, atë e pyesnin nëse ishte në dijeni se çfarë mund t’i bënin xhihadistët, tashmë që ishte në duart e tyre. Piloti thoshte se e kishte të qartë se do e vrisnin.

Muadh Kasabse u mor peng, pasi avioni ushtarak i drejtuar prej tij, ra në afërsi të Rakas në Siri, në një zonë të kontrolluar nga militantët e Shtetit Islamik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhihadistët thonë se ishin ata që e qëlluan avionin me predha, çka pranohet edhe në intervistën e dhënë nga piloti 26 vjeçar për revistën Dabik.

Ai ishte pjesë e misionit të forcave ajrore jordaneze për bombardimin e objektivave të Shtetit Islamik, në territoret e kontrolluara prej tyre në Siri dhe Irak. Jordania është pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve të drejtuar nga Shtetet  Bashkuara.

ME TE LEXUARAT