Soft

Kosove, kirurgjia plastike dhe kthimi i virgjërisë

plastKirurgjia plastike estetike nuk është më një tabu. Çdo ditë e më shumë njerëz të të gjitha moshave e shtresave po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike për t’u bërë më të bukur. Çmimet në Kosovë për këto operacione janë më të lirat në rajon. Ato sillen nga 500 deri në 1500 euro.Nëse dikur ua keni pasur lakmi të tjerëve për gjoksin joshës, vithet e formuara, hundën e drejtë apo veshët e palosur, tani të tillë mund t’i keni edhe ju.

Kirurgjia plastike estetike nuk është më një tabu. Çdo ditë e më shumë njerëz të të gjitha moshave e shtresave po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike për t’u bërë më të bukur. Çmimet në Kosovë për këto operacione janë më të lirat në rajon. Ato sillen nga 500 deri në 1500 euro.

Kirurgjia plastike estetike është bërë trend, atë më shumë e pëlqejnë femrat, teksa kërkesat më të shumta janë ato për fryrjen e buzëve, rritjen e gjoksit dhe vitheve, ndërhyrjet në hundë e veshë, por edhe heqja e celulitit në pjesë të caktuara të trupit.
“Interesimi në krahasim me vitet e pasluftës është gjithmonë në rritje. Femrat janë më shumë të interesuara për ndërhyrje kirurgjike estetike. Kemi pacient prej amviseve deri tek VIP-at”.

Përderisa në botë kjo praktikë ka filluar shumë vite më parë, në Kosovë është përhapur më shumë viteve të fundit, e ndër të parët që i janë nënshtruar briskut të kirurgut kanë qenë fytyrat publike. Doktoresha Violeta Zatriqi sipas njohurive që ka, thotë se 60% e personave publikë kanë bërë ndërhyrje kirurgjike, disa nga ta janë trajtuar në ordinancën e saj, por për shkak të korrektësisë ndaj klientëve zonjusha Zatriqi nuk na tregoi emra.

“Tek shumica e këngëtarëve tonë i vërej dallimet, për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike që kanë pasur, qoftë buzët apo gjoksin e zmadhuar. Rreth 60% e tyre kanë aplikuar kirurgji plastike estetike. Edhe tek unë vinë, mirëpo çdo pacient mbetet anonim”.

Express merr vesh se ndër personalitetet publike që i janë nënshtruar kirurgjisë plastike, të cilët u përkasin profesioneve të ndryshme, nuk përjashtohen as predikuesit fetarë, por edhe ata, si shumë të tjerë kanë preferuar të mbeten anonimë, përderisa njëri nga hoxhallarët më të klikuar në youtube i fyen publikisht ata që u nënshtrohen operacioneve plastike.

“Magari nuk po thotë këputmi pak veshët, sikur femrat që duan të bëhen barbika”

Ndër kërkesat më të pazakonshme është edhe kthimi i virgjërisë.

“Për shkak të mentalitetit tonë, kemi kërkesa edhe për kthimin e virgjërisë, jo vetëm unë por edhe shume kirurgë të tjerë në Kosovë e kryej këtë shërbim”

Sipas dokumenteve, trajtimi i parë kirurgjik ka qenë rregullimi i hundës së thyer, fakt i cili përmendet në papirusin e Edwin Smith, një transkriptim i një teksti të lashtë mjekësor egjiptian i shkruar rreth 5000 vite më parë. /GazetaExpress/

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close