Merkato, lajm shokues për Liverpoolin

Aktualitet

gerarddMediat britanike kanë dhënë një lajm bombastik. Sipas tyre, kapiteni i Liverpoolit gjatë ditës së premte do të njoftojë se gjatë verës së këtij viti do të largohet nga kjo skuadër.

Nëpër rrjetet sociale ka kohë që është spekuluar për largimin e tij, i cili pas 16 vjet e gjysmë me “Të Kuqtë”, pritet të transferohet në SHBA. Gjasat më të mëdha janë që ai të kalojë te skuadra LA Galaxy, por kjo nuk është e tëra, pasi thuhet se menjëherë do të huazohej te Manchester United.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me skuadrën e parë të Liverpoolit ka debutuar më 29 nëntor të vitit 1998 dhe që nga atëherë është paraqitur në 697 ndeshje, ndërsa i ka shënuar 180 gola. Gerrard ka qenë shtylla e skuadrës, e cila, megjithatë, nuk arriti të fitojë titull në Ligën Premiere, pasi gjatë kësaj kohe kanë dominuar Manchester United dhe Arsenal.

Gerrard e preku majën e futbollit evropian, pasi në vitin 2005 e fitoi Ligën e Kampionëve, pas finales antologjike me Milanin.Përveç këtij trofeu, i ka fituar edhe dy kupa FA, tri herë Kupën e Ligës dhe njëherë Superkupën e Evropës.

Në edicionin e kaluar Liverpooli ishte shumë afër titullit, por gjithçka dështoi pas dështimit në ndeshjen me Chelsean.

Gerrard për gati 15 vjet ka qenë edhe anëtar i kombëtares angleze, për të cilën është paraqitur në 114 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.

ME TE LEXUARAT