Teknologji

Prodhohen syzat që monitorojnë gjithcka

syzattttFirma japoneze “Jins” ka hedhur në treg syzet e zjguara që monitorjnë çdo gjë në kokën e njeriut.

Ato janë të afta të monitorojnë gjendjen mendore dhe fizike të përdoruesit në çdo moment të ditës.

Syzet Meme madje mund të përmirësojnë shëndetin duke e kontroluar atë, madje mund t’iu këshillojnë se si të uleni për të qenë sa më komod.

Syzet revolucionare do të kenë një çmim fillestar prej 199 dollarësh.

Sensorët e vendosur në pjesën e hundës dhe në bishtat e syzeve do të mund të marrin sinjale nga trupi i njerëzve për të përcaktuar gjendjen mendore dhe atë fizike.

Ato madje mund të përcaktojnë se në çfarë drejtimi po shikon personi që i vesh dhe sa herë i mbyll sytë.

Për të bërë të mundur këto matje ato do të jenë të shoqëruara nga një aparat për androidë.
Syzet do të përdorin një teknologji bio-sensore për të kapur çdo ndryshim në gjendjen e njeriut në mënyrë që përdoruesi të monitorojë trupin e tij në kohë reale.

Hedhja në treg e tyre do të bëhet për herë të parë në Las Vegas në datat 6 deri në 9 janar.

“Zhvillimi i këtyre syzeve zgjati rreth 5 vjet. Jins Meme arrijnë të kapin gjithë ndryshimet në trupin e njeriut duke inkurajuar trupin për një shëndet dhe gjendje më të mirë”, tha zëdhënësi i kompanisë japoneze Jins.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close