Steven Gerrard: Mora vendimin më të vështirë në jetën time

Aktualitet

gerardddSteven Gerrard në fund të këtij edicioni do të largohet nga Liverpooli.

Njëri nga legjendat e gjigantit anglez këtë vendim e ka marrë pas 695 ndeshjeve, 180 golave dhe dhjetë trofeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky është vendimi më i vështirë që e kam marrë gjatë jetës sime. Jo vetëm unë, por edhe familja ime kemi qenë një kohë të gjatë të ngarkuar me këtë çështje. Liverpooli ka qenë pjesa më e rëndësishme e jetës sime, prandaj ndarja nga fanella e kuqe do të jetë një moment tepër i vështirë. Mirëpo, e ndjej se kjo është zgjidhja më e mirë për mua dhe skuadrën. Do të vazhdoj të luaj futboll, por tash për tash nuk mund të them se ku do të jem.Mirëpo, është e sigurt se kurrë nuk do të luajë kundër Liverpoolit. Shpresoj që një ditë sërish do të kthehem për t’i ndihmuar kësaj skuadre”, ka thënë Gerrard për “Dailly Mail”.

Ai më pas ka shtuar: “Vendimi im bazohet në dëshirën për të provuar diçka të re në karrierë. Dua të jem i sigurt se nuk do të vajtoj për asgjë pas përfundimit të karrierës. Dëshiroj të falënderoj trajnerin Brendan Rodgers, pronarët e skuadrës, bashkëlojtarët dhe personelin për përkrahjen që ma kanë afruar. Tani është me rëndësi që deri në gjuajtjen e fundit të ndeshjes së fundit të përkushtohem vetëm për Liverpoolin. Ajo që Liverpoolin e bën skuadrën më të madhe në botë janë tifozët. Kam qenë i privilegjuar që t’i përfaqësoj si futbollist dhe si kapiten. Jam kënaqur në çdo sekond dhe dua që edicionin e fundit me Liverpoolin ta përfundoj në nivel të lartë”.

ME TE LEXUARAT