Ish-kampi Ausçvic-Birkenau then rekordin e vizitorëve

Kliko per me shume info

birkenauNjë rekord prej 1.5 milion njerëzve e kanë vizituar gjatë vitit të kaluar ish-kampin e përqëndrimit të nazistëve Ausçvic-Birkenau. Muzeu përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se asnjëherë që nga ekzistimi, kampi nuk ka pasur më shumë vizitorë gjatë një viti, sesa në vitin 2014.

Kampi i përqëndrimit Ausçvic-Birkenau është i vendosur në Poloninë jugore. Rreth 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenjë por edhe polakë, romë dhe të tjerë, janë vrarë apo kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në kamp, gjatë viteve 1940 e deri në vitin 1945.

Kliko per me shume info

398 mijë nga vizitorët, sipas njoftimit, ishin polakë, 199 mijë të tjerë anglezë, 92 mijë nga Shtetet e Bashkuara, 72 mijë nga Gjermania dhe 62 mijë nga Izraeli. Ausçvic-Birkenau është bërë një simbol botëror i holokaustit dhe krimeve të Luftës së Dytë Botërore. Me 29 janar, shënohet përvjetori i krimeve të ngjara në kamp.  REL

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here