Teknologji

Paralajmërohet dalja në treg e BMW Super-i8

bmw-super8iKompania gjermane BMW, me rastin e përvjetorit të saj të 100-të, do të prezantojë versionin më të fortë të modelit hibrid i8.
Rreth këtij modeli tani ka ri-shkruar revista gjermane “Auto Bild”, e cila këtë veturë e përshkruan si BMW Super-i8, ndërsa më parë është përshkruar me emrin BMW i8S. Gjithashtu, janë publikuar edhe disa fotografi të këtij modeli.

Ky model do të jetë një veturë sportive (M100), e bazuar në modelin i8, edhe eksterierin do ta ketë sportiv, frenat më të forta, goma më të gjera dhe më shumë fuqi.
Sipas njoftimeve të mëhershme, kjo veturë nuk do të ketë ulëset e pasme, që do të thotë se do të ketë bagazhin më të madh, transmeton Koha.net. Për projektimin e këtij modeli përkujdeset ekipi projektues i BMW-së, nën komandën e drejtorit Roberto Fedeli, i cili më parë ka punuar për Ferrari.
Sipas informatave jozyrtare, BMW Super-i8 thuhet se posedon një motor Turbo të dyfishtë, 2.0-litra me 4-cilindra dhe tjetrin 3.0-litra me 6-cilindra.

Njëri nga këta dy motorë benzinë do të jetë përgjegjës për lëvizjet me rrotat e pasme, ndërsa motori elektrik do të fus në funksion pjesën e përparme, ndërkaq fuqia e kombinuar do të jetë më shumë se 500 kuaj fuqi, citon koha.net. Është vlerësuar se BMW Super-i8 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.5 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale e arrin deri në 250 km/h.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close