Poroshenko kërkon lirimin e të burgosurve nga seperatistët

Bota

poroshPresidenti ukrainas Petro Poroshenko e ka urdhëruar qeverinë ukrainase që t’i intensifikoj përpjekjet për të siguruar lirimin e ushtarëve të kapur nga seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës. Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit, takimin me zyrtarët e lartë të sigurisë, Poroshenko e ka zhvilluar gjatë ditës së sotme. Zyrtarët gjithashtu kanë diskutuar për masat që duhet të merren me qëllim që të sigurohen kufijtë e vendit. Zyrtarët kanë njoftuar se rreth 100 pajisje të rënda ushtarake, do t’i dorëzohen ushtrisë gjatë të hënës. REL

ME TE LEXUARAT