Sondazhi në Greqi, fiton Siriza

Kliko per me shume info

siryzaKoalicioni i radikalëve të majtë në Greqi, Siriza, do të shpallej fitues nëse zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të zhvilloheshin sot. Një sondazh i kryer nga gazeta greke Elefteros Tipos e nxjerr Sirizën në krye, si forcën me më shumë mbështetje. Koalicioni i drejtuar nga Aleksis Cipras, sipas anketimit, merr 30.4 për qind të preferencave. Fill pas saj vjen partia e qendrës së djathtë, e drejtuar nga kryeministri aktual, Andonis Samaras, Demokracia e Re, me 27.3 për qind. Megjithatë, Samaras mbetet lideri i preferuar i grekëve, pavarësisht se partia e Cipras kryeson. Kryeministri aktual, vazhdimisht është shprehur se Siriza po e çon vendin drejt greminës, me qëndrimet e saj dhe zotimet për të kundërshtuar masat e caktuara nga huadhënësit ndërkombëtarë për daljen nga kriza. Pas tyre këtyre dy forcave, renditen ekstremistët. Komunistët me 4.8 për qind dhe neonazistët e Agimit të Artë, 3.8 për qind. Ajo që bie në sy është rënia e fortë e të majtëve të PASOK, që sipas këtij sondazhi marrin vetëm 3.5 për qind të votave. Mbështetja e ulët reflekton edhe përçarjen e qendrës së majtë. Një mendim negativ, grekët kanë dhënë edhe për partinë e re të majtë, Lëvizja Social-Demokrate, e cila u shpall së fundmi nga ish-kryeministri Jorgos Papandreu. Në Greqi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 25 janar. Votimet e reja mbahen, pasi Kuvendi dështoi në fund të dhjetorit që të zgjedhë Presidentin e ri të vendit.

 

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here