Vetvritet një zyrtar në republikën ruse të Mari El

Bota

vrAutoritetet në republikën ruse të Mari El, kanë njoftuar se udhëheqësi i zyrës së Ministrisë së Brendshme, me sa duket, ka kryer vetëvrasje. Zyra e tij përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se trupi i pajetë i Vyacheslav Buchnev, është gjetur në zyrën e tij që gjendet në kryeqytetin Yoshkar-Ola.

Bunchev zyrtarisht ishte në pushime, por sekretari i tij ka njoftuar se herë pas here ai kishte qenë në zyrë për të përfunduar disa punë. Policia ka njhoftuar se ai kishte shkuar në zyre më 3 janar, dhe pas pak ishin dëgjuar disa të shtëna në zyrën e tij. Autoritetet thonë se nuk është e njohur ndonjë arsye që mun ta ketë çuar në vetëvrasje Buchnev. /REL/

ME TE LEXUARAT