Gjermania kërkon mjekë shqiptarë

Kliko per me shume info

mjekuShqiptarët të cilët duan të punojnë në mjekesi dhe ende nuk kanë gjetur një punë në Shqipëri, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Duke qenë se tregu gjerman i punës është i etur për profesione të tilla si mjekësia dhe infermieria, shqiptarët të cilët duan të punojnë në profesionin e tyre dhe ende nuk kanë gjetur një punë në Shqipëri, mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Drejtuesja e Institutit të Gjuhëve të huaja Xhenisa Kapxhiu, transmeton shekulli, jep disa nga kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për të siguruar një vend pune.
“Gjuha gjermane perfekte në nivelin C1. E dyta, duhet të kenë kualitet në aftësinë e tyre si mjekë, dhe e treta, asnjë lloj pagese nuk do të paguhet nga këta mjekë, pasi shteti gjerman dhe klinikat do të marrin përsipër akomodimin, biletën e avionit dhe qëndrimin do ta kenë pa pagesë”, u shpreh ajo.
Drejtori i zyrës së punësimit Genci Kojdheli u shpreh se po bashkëpunohet për zyrtarizimin e marrëveshjeve të punësimit mes dy shteteve. Në vetëm tre vitet e fundit në Gjermani kanë arritur të punësohen rreth 170 mjekë dhe infermierë.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here