Infiniti zbulon serinë e re të modelit Q60

Kliko per me shume info

infinitiqInfiniti ka lansuar konceptin e plotë të tipit Q60. Koncepti me dy dyer Kupe, do ta bëjë debutimin e tij në shfaqjen motorike në Detroit me 13 janar 2015.

Infiniti Q60: Dizajni

Kliko per me shume info

Sipërfaqet anësore të Q60-ës, janë shumë të ngjashme me ato të konceptit të Q80, i cili ka debutuar në shfaqjen motorike në Paris vitin e kaluar, dhe një ngjashmëri me Q50, që duket si kombinim i këtyre dy tipeve. Dhe i gjithë ky trup i veturës mbështetet në rrotat 21-inçe.

Infiniti Q60 Interieri

Nga brenda ju do të gjeni linjat e njëjta prej lëkure, si në Q80, së bashku me copa të ndryshme prej fibrave të karbonit, që e bëjnë këtë veturë të duket shumë sportive.

Kjo veturë edhe pse është kupe, nuk është si të gjithë të tjerat, sepse ka hapësirë të mjaftueshme edhe për dy pasagjerë mbrapa, pavarësisht se është vetëm me dy dyer.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here