Mashtrim me hapësirën 16 GB, klientja padi për iPhone

Kliko per me shume info

iphone6-shitjeAta që kanë një aparat cellular “iPhone” ku thuhet se memoria e brendshme është 16 GB, ndoshta nuk e kanë vënë re që hapësira e vërtetë e ruajtjes së materialeve nuk është aq sa thuhet.

Rrjeti prestigjoz amerikan i informacionit “CNN” shkruan se një pjesë e konsiderueshme e memories është marrë nga software i Apple iOS. Ndërsa shton se kostoja e vërtetë e këtij produkti shkon rreth 227 dollarë.

Në një shkrim kushtuar produktit të ri të Apple, “CNN” thotë disa konsumatorë në Maiami, Kaliforni, kanë paditur kompaninë për “mashtrim”, për faktin se rreth 20 për qind e memories së telefonit është e zënë nga programet dhe nuk është e disponueshme për ta. “Aktualisht disa konsumatorë të këtij produkti janë duke kërkuar më shumë se 5 milionë dollarë dëme për atë që ata thonë se është reklama të rreme Apple”,­shkruan “CNN”.

Kliko per me shume info

Gjithashtu theksohet se Apple i ri iOS 8 software, merr deri 3 GB të memories së një iPhone 6. Kjo është rreth 19% e hapsirës së telefonit me 16 GB të reklamuar. “IOS 8 software” merr 20% të memories të një iPhone 6 Plus ‘dhe 21% të hapësirës së lirë të një iPad’.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here