Mjeku i famshëm: Kanceri është vdekja më e mirë, mos shpenzoni ta kuroni!!!

Kliko per me shume info

mjeku-famshemTë vdesësh nga kanceri është vdekja më e mirë, ndalni shpenzimin e milionave duke u munduar që ta kuroni, thotë mjeku i famshëm Richard Smith, duke shokuar opinionin publik.

Independent në Londër shkruan se Dr. Smith, ish botues i British Medical Journal dhe pjesëtar i Bordit, në një raport të publikuar tek kjo gazetë e njohur mjekësore, vlerëson se kanceri jep kohë tek njerëzit e prekur që t’i thonë lamtumirë të dashurve të tyre, por edhe të përgatiten për vdekjen. Dr. Smith thotë se një vdekje e tillë është shumë më e pranueshme sesa një vdekje e papritur apo një humbje jete pas një stërmundimi me vuajtje dhe dhimbje.

Kliko per me shume info

“Mund të thoni lamtumirë, të analizoni jetën tuaj, të lini mesazhet tuaja të fundit, të vizitoni vende të dëshiruara, për një herë të fundit, të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, të lexoni librat tuaj më të dashur dhe të përgatiteni, për të shkuar pranë Zotit”, – thotë dr.Smith.

Kurse sugjeron: “Qëndroni larg onkologëve me shpenzime të mëdha, ndalni së harxhuari miliona dike u përpjekur të kuroni kancerin”.

Artikulli nga dr.Smith, drejtues edhe i emisionit mjekësor në BBC, u publikua më 31 dhjetor 2014 në BMJ.

Pjesa më e madhe e komentuesve në British Medical Journal, si dhe mediat angleze si Independent, Telegraph, Daily Mail apo Huffington Post, Russia Today, Fox News, ishin kritike ndaj tij. Nuk mungonin as “urimet” që këtë sëmundje ta provonte vetë doktori. Kurse në morinë e komenteve tek shkrimi origjinal në BMJ, këtij mjeku i thuhej ndër të tjera: Ky doktor duket qartë se nuk ka jetuar pranë ndonjë njeriu të prekur nga kanceri në pankreas.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here