Pozicioni në të cilin flemë, ndikon në mirëqenien tonë

Kliko per me shume info

gjumFatkeqësisht bëhet fjalë për shqetësime të zakonshme, por që mund të ndikojnë negativisht në humorin tonë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. Për fat, problemi mund të kapërcehet në mënyrë shumë të thjeshtë; mjafton të ndryshoni mënyrën se si shtriheni për të fjetur.

Fjetja në një anë
Pro: rreziku i këtij pozicioni shkakton dhembje shpine ose qafe shumë të vogël; në këtë pozicion ne jemi më pak të prirur për të gërhitur, por edhe për të vuajtur nga zbrazëtia gastrike. Fjetja mënjanë na lejon gjithashtu që ta mbajmë shpinën drejt.

Kliko per me shume info

Kundër: nuk është me siguri pozicioni më i mirë për gjoksin, që pa mbajtjen e sutjenave mund të shkaktojë krijimin e elasticitetit. Ndër të tjera, lëkura e fytyrës mund të rrudhoset shumë, duke qenë se faqet vendosen për një kohë të gjatë mbi jastëk.

Fjetja me shpinë
Pro: nga ekspertët është konsideruar pozicioni më i shëndetshëm. Rreziku i dhembjes së shpinës dhe i qafës është edhe më i ulët sesa pozicioni i mësipërm. Për më tepër, nëse flini me shpinë ju do të shmangni edhe formimin e rrudhave në fytyrë, si dhe shkaktimin e elasticitetit të gjoksit. Edhe influsi gastrit minimizohet dhe shpina qëndron më e sigurt dhe neutrale.

Kundër: rreziku për të gërhitur është më shumë i mundur në këtë pozicion dhe rrjedhimisht edhe për të marrë disa bërryla jo shumë të këndshme nga partneri!

Fjetja përmbys ose me bark
Pro: ky pozicion nuk ka shumë anë pozitive krahasuar me ato kundër, edhe pse është një nga pozicionet më të zakonshme për nga rehatia. Rreziku për të gërhitur edhe në këtë rast është shumë i paktë.

Kundër: edhe në këtë rast, për çështje rëndese dhe presioni, ai nuk është ideali si për fytyrën ashtu edhe për gjoksin. Ndër të tjera, ky qëndrim na detyron që ta mbajmë qafën anash dhe kjo mund të shkaktojë jo pak dhembje në zgjim.

Të flesh si fetus
Duhet aplikuar vetëm nëse nuk mund të hiqni dorë prej tij. Vërtet ndihmon për të reduktuar gërhitjen, por favorizon dhembjet e shpinës, dhembjet e qafës dhe nxit krijimin e rrudhave dhe dhembjen e muskujve. Për këtë pozicion këshillohet një jastëk i lartë.

Të flesh gjithmonë drejt
Një nga pozicionet më të mira të fjetjes është ai drejt. Ky pozicion ndihmon në parandalimin e dhembjeve të shpinës, redukton çlirimin e aciditeteve të stomakut, minimizon rrudhat dhe ndihmon në funksionimin e rregullt të zemrës dhe në mbajtjen drejt të qafës dhe shpinës. Por duhet treguar kujdes, sepse ky pozicion stimulon gërhitjen. Për të reduktuar gërhitjen këshillohet përdorimi i një jastëku të butë dhe të tillë që të mundësojë mbështetjen e qafës dhe kokës në mënyrë sa më natyrale. Kosovarja-KS

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here