Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes në Gjakovë

Kosovë&Rajon

vetevendosjaNë protestën e qytetarëve të Gjakovës të organizuar sot para Kishës Ortodokse në Gjakovë, që organizohet për shkak të ardhjes së pelegrinëve serbë me rastin e Festës se Krishtlindjes Ortodokse, Lëvizja Vetëvendosje thotë të jenë arrestuar “në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë arsye” dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi.

“Aktivisti Ngadhnjim Haxhosaj është goditur gjatë arrestimit dhe më pas edhe në Stacionin e Policisë në Gjakovë. Të dy vazhdojnë të mbahen të arrestuar”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Arsyeja e protestës së përvitshme të qytetarëve të Gjakovës, e ku po marrin pjesë edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” është ardhja në këtë pelegrinazh edhe e personave të dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në Gjakovë, ndër ta edhe ish kryetari i dhunshëm i KK Gjakovë, Gjokica Stanojeviq. Kjo në një kohë kur në këtë komunë ende ka persona të pagjetur nga lufta e fundit”, thuhet më tej në komunikatë.

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Gjakovë, kërkon, siç thotë, “ndërprerjen e arrestimeve arbitrare të aktivistëve të saj, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pa kusht të tyre”

ME TE LEXUARAT