Gjendet pa kokë polici i ISIS-it që priste koka

Bota

policiNjë figurë e lartë e forcës së vetëshpallur policore të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kryer disa prerje kokash, është gjetur me kokë të prerë në provincën lindor Deir al-Zor, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut të martën.

Personi në fjalë ka qenë me kombësi egjiptiane dhe është njohur si zëvendës “emir” i forcës al-Hesbah në provincë, ka thënë Observatori me bazë në Britani. Trupi i tij, që kishte shenja torture, u gjet afër një termocentrali në qytetin al-Mayadeen, raporton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Observatori, i cili mbledh informata nga një rrjet burimesh nga terreni, ka thënë se është gjetur edhe një porosi në trupin e tij me mbishkrimin “Kjo është mëkat, o Sheik”, ndërsa në gojë mbante një cigare.

Nuk është ende e qartë se kush ia kishte prerë kokën. Banorët në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik kanë thënë se grupi ka ndaluar pirjen e duhanit në publik.

Gjatë dhjetorit, një forcë e ngjashme e vetëdeklaruar policore në Sirinë perëndimore, u kishte prerë kokat katër burrave që akuzoheshin për blasfemi, thotë Observatori.

ME TE LEXUARAT