HTC prezanton Desire 826 me kamerën UltraPixel për selfie

Kliko per me shume info

htcBashkë me modelin fillestar Desire 320, HTC në CES 2015 ka prezantuar edhe modelin tjetër mesatar të telefonit – Desire 826.

I dizajnuar të jetë pasardhësi i Desire 820, HTC Desire 826 sjell ekranin e madh me 5.5-inç në 1080 x 1920 piksel, 2GB RAM dhe procesorin 64-bit octa-core Snapdragon 615 me katër bërthama në 1.7GHz dhe katër tjera në 1GHz.

Kliko per me shume info

Këto performanca e radhisin këtë model në pjesën e sipërme të telefonave mesatar, pasi që i njëjti ofron edhe Android 5.0 Lollipop dhe kamerën e përparme UltraPixel për selfie të përkryer.

Kamera e pasme e telefonit sjell 13MP, përderisa Desire 826 ofron baterinë me 2,600mAh, 16GB memorie si dhe portin për microSD.

Ashtu si shumica e telefonave HTC, në pjesën e përparme edhe ky model është i pajisur me dëgjueset BoomSound, por çmimi i tij nuk është zbuluar ende.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here