Lajme të rreme për vdekjen, ja si përgjigjet Ricky Martin

Showbiz

ricky-martinNë internet kanë qarkulluar thashetheme për vdekjen e Ricky Martin, ndërsa këngëtari i ka mohuar ato në mënyrë interesante.

Ai ka publikuar fotografi nga një plazh në Instagram, me mbishkrimin: “Përshëndetje nga Parajsa”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spekulimet për vdekjen e 43-vjeçarit u përhapën pas publikimit të një videoje në YouTube, ku thuhej se ekzistonin fotografi të një aksidenti komunikacioni në Los Angeles, në të cilin Martin kishte humbur jetën.

Megjithatë, parajsa e tij quhet Porto Riko.

ME TE LEXUARAT