Mercedes Benz zbulon supermakinën e së ardhmes...

Teknologji

benz-ardhmeNë panairin e elektronikës CES në Las Vegas, ylli i mbrëmjes nuk ishte ndonjë celular apo televizor, por një makinë.

Mercedes ka prezantuar makinën e të ardhmes. Modeli F015 në të ardhmen do të udhëtojë krejt vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mercedes thotë se ideja qendrore është që makina shkëmben vazhdimisht informacion me pasagjerët dhe botën e jashtme.

Drejtuesit e kompanisë thonë se në të ardhmen i gjithë investimi do jetë tek udhëtimi i makinës në mënyrë autonome.

Makina do komunikojë edhe me kalimtarët, diçka e rrallë. Sistemi i sediljeve brenda në makinë do jetë krejt i ndryshëm. Ato do mund të rrotullohen.

Mercedes beson se në të ardhmen, numri i megaqyteteve do rritet ndjeshëm, ndaj një makinë e tillë do jetë e nevojshme.

ME TE LEXUARAT