OSHEE: Në datat 4-5 Janar u mundësua ti rikthehej energjia 4508 abonentëve

Kliko per me shume info

osheKompania OSHEE ka analizuar situatën e krijuar në zonën Juglindore ku si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji disa komuna e bashki. Pas një analize të situatës, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur gjendjen e emergjencës brenda kompanisë.Rreth 22 brigada pune ku bëjnë pjesë 150 punonjës të 6 Drejtorive Rajonale, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier po punojnë për stabilizimin e gjendjes. Në qytetin e Librazhdit është ngritur Shtabi i Emergjencës i drejtuar nga Drejtori i Departamentit të Shpërndarjes z.Petraq Lika.

Në dt 4 dhe 5 janar 2015 është arritur që të rikthehet energjia elektrike në 4508 abonentë. Në këtë kuadër është bërë identifikimi i abonentëve pa energji si dhe janë hartuar programet e punës për kthimin e enrgjisë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë abonentët. Për shkak të motit të keq si pasojë e temperaturave të ulëta dhe rrugëve të bllokuara nga bora dhe ngrica, mbeten problematike zonat: Qarrishta, Stërbleva, Sopoti, Gurakuqi, Stravaj.

Kliko per me shume info

Kompania OSHEE siguron të gjithë abonentët se do të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin sa me shpejt te energjisë elektrike deri në abonentin me te larget dhe me te fundit. Shtabi i emergjencës së kompanisë OSHEE, Librazhd

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here