Thaci: Ekstremistët duan të na fusin në sherr me Amerikën

Kliko per me shume info

hashim thaciMinistri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova, si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-evropiane, është halë në sy e atyre që nuk e durojnë këtë stil të jetesës.

Sipas tij, këtu bëhet fjalë për klero-nacionalistët serbë dhe ekstremistët myslimanë.

Kliko per me shume info

Thaçi i ka bërë këto komente për portalin Politiko, ndërsa intervistën e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe grupet ekstremiste djathtiste serbe, edhe fanatikët islamikë, të inspiruar nga ngjarjet në Lindje të Mesme, dëshirojnë dëmtimin e Kosovës dhe aleancës tonë me Amerikën, se ne jemi dëshmi e gjallë që diversiteti dhe toleranca fetare mund t’iu mbijetojnë tendencave për gjenocid dhe shkatërrim të një populli”, ka thënë Thaçi.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here