AAK: Ngrirja e një kosovari në kufi, vdekja më e rëndë që prej tragjedisë “Tisa”

Kliko per me shume info

aakAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me keqardhje të thellë kuptoi lajmin për vdekjen tragjike nga të ftohtit të një qytetari të Kosovës në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, në rrugën e ikjes nga Kosova. AAK e përcjellë shqetësimin e thellë me këtë rast, i cili pas Tragjedisë “Tisa” është një prej më të rëndëve në kuadër të barktisjes masive të vendit nga të rinjtë dhe familje të tëra kosovare, si pasojë e jetës së rëndë e të paperspektivë në vend.

AAK i konsideron si përgjegjëse të drejtpërdrejta të kësaj situate politikat e këqija të tashme e të deritashme qeverisëse në Kosovë, dhe fton për marrjen e masave në parandalimin e këtij trendi dhe të tragjedive të tjera me të rinjtë e vendit tonë.

Kliko per me shume info

AAk bën të ditur, gjithashtu, se disa herë ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për këtë fenomen dhe trend të rrezikshëm të braktisjes së vendit, por kërkesa për një seancë të tillë asnjëherë nuk e gjeti përkrahjen e të tjerëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Zeri

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here