Krishtlindjet Ortodokse, mesazhe paqeje nga veriu, nuk mungojnë të shtënat e armëve

Kliko per me shume info

ortodokse-339x200Shumë qytetarë serbë kanë marrë pjesë të martën në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në kishën ‘Shën Dimitrije’ në veri të Mitrovicës, duke festuar kështu krishtlindjet ortodokse.

Prifti i kishës ‘Shën Dimitrije’ Milija Arsoviç, i ka bërë thirrje qytetarëve për paqe.
“Sot është dita më e lumtur, festa e të gjitha festave dhe ne duhet të jemi të lumtur duke u lutur që mes njerëzve të mbretërojë paqja, vullneti i mirë, dinjiteti dhe dashuria. Dhashtë zoti që të festojmë gjithmonë në këtë vend, të bashkuar dhe në dashuri, sepse nëse kemi unitet dhe dashuri do të kemi gjithë të mirat nga zoti”, tha Arsoviç.
Në këtë manifestim ka marrë pjesë edhe kryetari ilegal i veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq.
Ai ka potencuar se paqja dhe dashuria janë mesazhet kryesore të fesë ortodokse, prandaj njerëzit duhet t’i përmbahen dhe t’i aplikojnë ato.
Festa ka zgjatur deri në orët e mëngjesit të sotëm, ndërsa pothuajse gjatë tërë natës, përveç përdorimit të fishkekzjarreve janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Qytetarët serbë sot rreth orës 10:00 do të vizitojnë edhe kishën ‘Shën Sava’, që ndodhet në jug të qytetit të Mitrovicës, si dhe varrezat ortodokse të cilat ndodhen në këtë pjesë të qytetit.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here