Lajmi i fundit

Meta: Rreshtohemi fort kundër terrorizmit

metaKryetari i Kuvendit të Shqipërisë mësoi me trishtim  të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotme në Paris, Francë. Zoti Meta e konsideroi atë një akt shumë të rëndë terrorist dhe si të tillë, të dënueshëm.  “Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejt të të lënduarve”, tha zoti
Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre.
“Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë”, tha zoti Meta

Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close