Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Prezantohet modeli special i “Volkswagen Polo”

wvpoloKompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, tani ofron edhe modelin special të Polo-s i quajtur “Lounge”.

Në këtë model përfshihen disa detaje estetike dhe të pajisjeve më të pasura. Po ashtu ky model posedon dritat e pasme të errëta, maskën e përparme “Gloss Black”, xhamin e pasmë të errët, rrotat me diametër prej 15 inç, etiketat “Lounge”, tempomatin, pajisjen automatike për kondicioner, fshesat e xhamit automatike, dritat e përparme me funksionin “Coming Home”…

Modeli Polo Lounge Edition në dispozicion është me 4 lloje të motorëve benzinë dhe tre TDI motorëve me naftë, citon koha.net, ndërsa çmimet në Gjermani fillojë prej 15.200 €, versioni me motor benzinë 1.0-litër dhe marshin manual me pesë shpejtësi, deri në 20.375 €, versioni me motor nafte TDI me kapacitet prej 90 kuaj fuqi dhe me marsh DSG.


Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.