Telekom Albania në mbështetje të Ditës së Internetit të Sigurt

Teknologji

Kur bëhet fjalë për internetin e sigurt, Telekom Albania ndjen përgjegjësinë për të vepruar. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt u inagurua #CyberCorner, një kënd në bibliotekën “Hamit Beqja” pranë njësisë Administrative Nr.8, Tiranë. Kjo nismë u ndërmorr nga Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), me mbështetje të Telekom Albania.

Përdorimi në rritje i internetit nga fëmijët dhe të rinjtë ka rritur gjithashtu edhe rreziqet që hasen gjatë navigimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por komunikimi elektronik dhe interneti janë tashmë realitet i botës së sotme dhe shmangia e tyre nuk është opsion. Ndërtimi i besimit në mjedisin online është shumë i rëndësishëm për zhvillimin social dhe ekonomik, për arsye se në ditët e sotme ka shumë transaksione dhe shërbime që mund të kryhen përmes internetit.

Projekti për krijimin e #CyberCorner synon rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve në internet dhe aftësimin e tyre në përdorimin e e-shërbimeve në ambientet tashmë multifunksionale të bibliotekës “Hamit Beqja”. Ky kënd kibernetik do të ofrojë për fëmijët dhe të rinjtë mundësi që të njihen me teknika dhe mënyra të sigurta të përdorimit të internetit. Disa prej mjeteve që do u mësohen janë konceptet e kodimit, shenjat e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, manuale për shërbimet elektronike publike, etj.

Verdi Norja, nga zyra e Përgjegjësisë Sociale të Telekom Albania, u shpreh se “Siguria e internetit sidomos për fëmijët, është një prej përgjegjësive kryesore që kompania jonë ka. Kemi patur dhe do vazhdojmë të kemi programe për të edukuar fëmijët për navigim të kujdesshëm në internet. Jemi shumë entuziast që na u dha rasti të jemi kontribues në krijimin e këtij këndi kibernetik i cili është një vlerë e shtuar në përpjekjet tona për të aftësuar brezat e rinj me botën e internetit.”

Drejtoresha e përgjithshme e AKCESK, Znj. Vilma Tomço, theksoi se: “Dita e Internetit të Sigurt na jep mundësinë unike për të promovuar sigurinë në internet, të frymëzojmë fëmijët dhe të rinjtë që të shfrytëzojnë entuziazmin dhe krijimtarinë e tyre për t'i mbështetur në krijimin e përvojave pozitive në internet.”

ME TE LEXUARAT