Mbyllen hetimet për vjedhjen në bankën e Shqipërisë, mister destinacioni i parave

Aktualitet

bitraj buziaShuma prej 713 milione lekësh e vjedhur në qendrën e emisionit të monedhës se Bankes se Shqiperise, në Linzë, janë harxhuar në lojëra fati.

Ky është pretendimi përfundimtar i prokurorisë, në lidhje me shumen e vjedhur nga Ardian Bitraj, nipi i tij, Klevis Bejtja dhe punonjësja e bankës, Mimoza Bruzia.

Ketyre tre të pandehurve, u është komunikuar akuza e “vjedhjes së bankës” në bashkepunim, vepër për të cilën, do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës. Prokurori Ramadan Troci, ka firmosur vendimin e dërgimit të dosjes në gjyq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtyre të dhënave, i pandehuri Ardian Bitraj ka pranuar akuzën e vjedhjes, duke dhënë me detaje edhe mënyrën e vjedhjes dhe vendet ku i ka  shpenzuar. Nipi i tij Klevis Bejtja, ka pranuar faktin, se ka ndihmuar Bitrajn për probleme familjare, por në asnjë rast për vjedhjen e bankës.

Qëndrim mohues per akuzen ka mbajtur edhe punonjësja Mimoza Burzia, e cila u ka thënë hetuesve, se kishte vënë re vjedhjen dhe nuk e kishte denoncuar, por ajo vete nuk pranuar te kete perfituar para.

Me dorëzimin e dosjes në gjyq, pritet qe shorti elektronik të caktoje treshen e gjyqtarëve,per kete ceshtje.

Sipas akuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kohë të ndryshme, kanë vjedhur nga qendra e emisionit të monedhës në Linzë ,713 mln lekë.

Dosja penale per ish-guvernatorin Ardian Fullani eshte ndare me vete dhe i ka kaluar prokurorit qe po hetonte edhe ceshtjen e tenderave dhe rikonstruksionit te godines se Bankes se Shqiperise.

Ajo qe bie ne sy eshte se ne perfundim te hetimeve, prokuroria nuk ka sqaruar destinacionin e parave duke u bazuar vetem ne theniet e shtetasit Ardian Birtaj qe pretendon se parate i ka shpenzuar ne lojera fati.

ME TE LEXUARAT