Braçe: Nishani ftoi Fullanin në ballo për t’i bërë presion drejtësisë

Politikë

Erion-BraceKryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti i PS-së, Erion Braçe, e ka konsideruar pjesëmarrjen e ish- Governatorit Fullani në ballon e organizuar nga Presidenti Nishani, si një presing që ushtron institucioni i Presidentit ndaj drejtësisë për të favorizuar Fullanin.

Braçe u shpreh sot në faqen e tij Facebook, ku i referohet pohimit të Presidentit Nishani, duke thene se “Po lexoj me një trishtim të madh ç’ka thënë Presidenti i Republikës, por posaçërisht Kryetari i Këshillit te Lartë të Drejtësisë, kur pohon se balloja e organizuar prej tij, ishte ballo e organizuar dhe paguar nga biznesi, pra pa para publike. Balloja e organizuar prej tij kishte të ftuar ish- Guvernatorin në cilësinë e një njeriu që ka kontribuar shumë për ekonomine kombëtare. Balloja e organizuar prej tij e kishte të ftuar ish- Guvernatorin që ishte aty si çdokush tjetër! Jo, President dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë!. Jo, ish- Guvernatori është ende një person nën akuzë, për të cilin po zhvillohen hetime për ta dërguar para një Gjykate”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe një herë, nuk është shpalluar fajtor, por është i akuzuar, në pritje të përfundimit të hetimit dhe një gjyqi të mundshëm. Pra, President, nuk ishte si kushdo aty! Madje dhe ju, nuk jeni si kushdo aty, si pjesmarrës, dhurues, kërcyes. Ju jeni Presidenti dhe Kryetari i Qeverise se Drejtesise. Gjesti juaj është presion që çke me të. Ndërkohë që s’ka asgjë të përbashkët me etiken në ushtrim të detyrës”, shprehet Brace.

ME TE LEXUARAT