OSHEE: Rikthehet energjia për 1 mijë banorë në Librazhd, vijon puna në terren

Aktualitet

foto librazhdOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar sot se po vijon punën intensive në terren për rikthimin e plotë të energjisë në zonat e thella juglindore duke riparuar defektet e shkaktuara nga kushtet atmosferike të ditëve të fundit.

150 punonjës të OSHEE-së, të organizuar në 22 grupe kanë punuar në terren duke mundësuar ditën e djeshme rikthimin e energjisë elektrike edhe për 310 abonentë të tjerë në Librazhd, pas zëvendësimit të dy transformatorëve që ishin djegur.

Sakaq, po ndërhyhet në riparimin e magjistraleve të linjave 10kV të F1-Renjë, F3 –Zgosht-Fushë Stude dhe F-6, çka do të bëjë të mundur rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike ditën e sotme për 1000 abonentë të tjerë.

Në kushtet e rrugëve të zëna nga bora dhe ngricat të cilat përbëjnë vështirësi për të shkuar në kabinat dhe linjat me defekt, kompania OSHEE ka angazhuar 1 buldozer dhe 4 fadroma të mëdha. Këto mjete janë angazhuar për hapjen e 43 km rrugë çka do të krijojë mundësinë për të shkuar mjetet e punës për eliminimin e defekteve në 25 km linjë 10kV.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Strukturat e OSHEE-së në zonën e Librazhdit informojnë se pas ndërhyrjeve që do të kryhen, brenda 48 orësh pritet të rikthehet energjia edhe për 2200 abonentë të këtyre zonave.

ME TE LEXUARAT