Prezantohet ora inteligjente që telekomandon makinën

Teknologji

ora-inteligjenteKompania Audi në Panairin e Teknologjisë CES në Las Vegas, ka prezantuar orën e vetë të mençur, përmes së cilës mund të kontrollohet vetura.

Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje rreth mundësive të orës së Audi-s, gjatë prezantimit të mbajtur të martën, mund të shihej se njëra prej tyre është hapja dhe mbyllja e makinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende nuk është bërë e njohur nëse komunikimi në relacion orë-veturë do të mundësojë kontrollimin e motorit, dritareve, temperaturës dhe parametrave të tjerë. kjo orë përdor teknologjinë NFC, çka nënkupton se vozitësve nuk do t’u ndodhë që t’u mbyllet vetura për shkak të baterisë së dobët.

Android Central thekson se ora përdor sistemi operues të Google-s, Android Wear, ndërsa prodhuesi gjerman i veturave, e ka punuar në bashkëpunim me LG-n.

ME TE LEXUARAT