Lajmi i fundit

Prokuroria publikon versionin zyrtar: Videoja në QSUT, më 25 prill ’14

videoVideoja e ngacmimit seksual të pacientes në QSUT është regjistruar më 25 prill të vitit 2014. Kjo është data përfundimtare e ngjarjes sipas versionit të prokurorisë, pas hetimeve disaditore në lidhje me ngjarjen.

Organi i akuzës, në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes së ndodhur vitin që shkoi. Sipas prokurorisë, vajza është dërguar në spital në gjendje të dehur pasi kishte konsumuar pije në një ditëlindje. Referuar hetimeve, ka rezultuar se më 24 prill 2014, shtetasi L. Zh. ka pasur ditëlindjen.

Më 25 prill 2014 në mbrëmje ai ka ftuar shokët e tij për të festuar ditëlindjen te një lokal që ndodhet te Pedonalja në Tiranë. Një ndër shokët e L. Zh. ka qenë personi nën hetim, Patrik Kaço. Ky i fundit e ka ftuar shoqen e tij, të dëmtuarën 16-vjeçare nxënëse në vitin e dytë në gjimnazin “Petro Nini” të Tiranës.

DEHJA E VAJZËS
Rreth orës 00:10, e dëmtuara dhe Patrik Kaço kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në një tavolinë me personat nën hetim Dejvi Lamaj, Albi Bocaj dhe dy vajza të tjera, dhe kanë konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 02:30 e dëmtuara është rënduar nga pija alkoolike dhe ka humbur vetëdijen. Menjëherë e kanë marrë personat nën hetim Andi Bushaj dhe Dejvi Lamaj dhe me një taksi e kanë dërguar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme të QSUT. Jashtë spitalit ata kanë takuar edhe personin tjetër nën hetim, Evarist Pasha, të cilin nuk e njihnin, por që ndodhej aty për shkak se punon në një agjenci funerale. Evaristi i ka ndihmuar ata me një barelë duke e futur vajzën te urgjenca nr. 1. Aty ka shkuar personeli mjekësor dhe 16-vjeçares i janë bërë ekzaminimet përkatëse, ku konstatohet intoksikacion alkooli.

ABUZIMI SEKSUAL
Pasi personeli mjekësor ka dalë për të kryer detyrat me pacientët e tjerë, personat nën hetim Andi Bushaj e Dejvi Lamaj, të cilët kanë qenë të pirë, si dhe Evarist Pasha, kanë filluar ta zbulojnë të dëmtuarën duke i ngritur fustanin dhe duke i zbuluar pjesë të mbuluara të trupit. Ndërkohë kanë filluar ta filmojnë me anë të celularit dhe e kanë prekur kryesisht në pjesë intime që ia kishin zbuluar. Këto veprime i kanë shoqëruar me të qeshura dhe “shaka” banale. Nga pamjet filmike duket qartë se e dëmtuara është shtrirë në një krevat dhe nuk reagon. Asaj i ulet fustani nga lart dhe i zbulohet pjesa e sipërme e trupit. Më pas, pasi i rregullojnë veshjen në gjendjen e mëparshme, filmimi mbaron.

PAS NGACMIMEVE
Rreth dy orë pas momentit të shtrimit të vajzës në spital, personat nën hetim Andi Bushaj e Dejvi Lamaj i telefonojnë personit tjetër nën hetim Patrik Kaço që të shkonin në spital. Ky i fundit merr edhe personin tjetër në hetim Albi Bocaj dhe shkojnë në QSUT. Aty gjejnë personat nën hetim Andi Bushaj, Dejvi Lamaj dhe Evarist Pasha. E dëmtuara ka qenë duke u përmendur dhe ata kanë njoftuar mjekët. Në orën 04:00 është njoftuar edhe policia dhe rreth orës 06:30 e dëmtuara ka dalë nga spitali e përmirësuar dhe me dëshirën e saj. Këtë filmim personat nën hetim Andi Bushaj dhe Dejvi Lamaj ua kanë treguar personave të tjerë në shkollë dhe së fundmi ata e kanë publikuar në rrjetin social “Facebook”, gjë e cila ka shërbyer si indicie për të filluar procedimin penal në fjalë.

loading...

Artikuj te ngjashem

Nje koment

  1. Po luani bolle me do adolosheta ,po ju prokuroret po i ngacmoni seksualishte sekretareshat tuja edhe askushe nuke po merret me ju ,dy femi te mitur pe e kuptue qka eshte seksi ju gjykatat po merrni me ta turp ,pse nuke po merrni me ata prokurore qe e detyruane pronarin e lokalit me ba vetvrasje o idjota .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close