Lajmi i fundit

ARSH: Situata e kalueshmërisë në rrugët e Shqipërisë sipas rretheve

ngrica-rrugeAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Vetem në disa segmente rekomandohen zinxhirët , për shkak të ngricave ne rruge të formuara gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta. Këto segmente po sperkaten me kripe dhe granil.

Rekomandohet perdorimi i zinxhireve edhe ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, per shkak se gjate nates ka temperatura te uleta te cilat shkaktojne ngrica ne rruge.

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 08:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku – Situata – Rekomandime

Tiranë
Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, sidomos ne aksin Qafe Molle-Bize.

Durres
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan
Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar duhet te  kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por per shkak te shembjes ne Shelcan eshte i pakalueshem per mjetet e renda. Ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane eshte bere spërkatje me kripe, qarkullimi eshte normal. Duhen perdorur  zinxhiret sidomos ne segmentin Lunik –Stebleve . Te behet  kujdes ne aksin Elbasan-Gjinar, sidomos ne Shelcan  ku ka ndodhur çedimi, sepse ka edhe prani ngricash.Ne akset e tjera  te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Berat
Ne segmentin Bogove – Kakruke ka prani  ngricash ne oret e mengjesit. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te ketij qarku. Rekomandohet qarkullim me kujdes ne segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet te qarkullohet me kujdes ne segmentin Bogove-Kakruke, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Vlore
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit  dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.

Gjirokaster
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave formohen ngrica ne rruge.

Korçe
Eshte  kryer kriposja ne pjeset ku ka patur prezence  akulli , per te siguruar  nje qarkullim pa probleme te mjeteve.Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Por  ne oret e mbremjes, nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku janë formuar ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes ne  oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

Kukes
Jane sperkatur me kripe segmeëntet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Ne aksin  K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Ne aksin Bajram Curri – Qafe Morine, ka ngrica ne rruge nga temperaturat e uleta. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto aksin  K.Domaj – Draj Reç , per shkak te temperaturave shume te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne akset :  Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam  dhe  B.Curri – Q. Morine  rekomandohet te kryhet me zinxhire per shkak te ngricave ne rruge.

Diber
Vazhdon hedhja e kripes  ne segmentet ku ka prani ngricash per  shkak te temperaturave shume  te uleta gjate nates ne kete qark. Ka prani ngricash ne akset  Ura e Cerenecit-Stebleve,  Peshkopi – Qafe Draj,  Qafe Bualli-Kraste. Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Janë marrë masa per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal. Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne aksin  Ostren i Vogel -Stebleve, ne aksin Qafe Bualli-Kraste, dhe ne segmentet Zall Dardhe – Qafe Draj dhe  Sllove-Kalaja e Dodes. Kalimi rekomandohet  te behet me zinxhire edhe ne aksin U.Qytezes – Zerqan.

Shkoder
Per shkak te temperatura te uleta te nates, po behet këtë mëngjes trajtimi me kripe i akseve. Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjithe akset. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin.  Rekomandohet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhe
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe per shkak te temperaturave te uleta. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close