WhatsApp arrin 700 milionë përdorues

Kliko per me shume info

whats-upWhatsApp është njëri ndër aplikacionet më të famshme për dërgimin e mesazheve, që është në dispozicion në shumicën e platformave mobile.Shërbimi i blerë nga Facebook për një shumë marramendëse prej 19 miliardë dollarësh, tani ka me milionë përdorues aktivë mujor më shumë, se sa më herët.

Së fundmi, themeluesi i WhatsApp, Jan Koum ka njoftuar se shërbimi që ai ka zhvilluar, përkatësisht WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues mujor aktivë, një rritje kjo prej më shumë se 100 milionë përdoruesve brenda disa muajve.

Kliko per me shume info

Koum më tej tha se përdoruesit e aplikacionit të famshëm tani dërgojnë më shumë se 30 miliardë mesazhe në ditë.

Kur ishte blerë nga Facebook vitin e kaluar, WhatsApp kishte 200 milionë përdorues, dhe kjo rritje prej asaj kohë është me të vërtetë për tu vlerësuar shumë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here