Jozefina Topalli akuza te renda Bashes: Opozita nen drejtimin e tij dezertoi nga misioni

Politikë
Jozefina Topalli akuza te renda Bashes: Opozita nen drejtimin e tij dezertoi nga

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte shprehur tejet kritike ne adrese te kryetarit te PD Lulzim Basha.

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, shprehet Topalli.

Topalli komenton edhe rrugezgjidhjen:

“Nuk kam qene asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Po kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptarët mund ta bëjnë dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjtë”, shprehet Topalli.

Duke iu rikthyer kohes kur ishte ne detyre topalli thote se:

“E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër.

"Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli per top channel.

ME TE LEXUARAT