Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Francë, vrasja e terroristëve, katër pengje humbin jetën, plagosen policët

pengje-franceAksioni i policisë franceze kundër autorëve të sulmeve tërroristë të ditëve të fundit ka pasur edhe viktima të pafajshme.
Në dy operacionet blic organizuara thuajse në të njëjtën kohë njoftohet se kanë mbetur të vdekur vecc tre tërroristëve edhe katër shtetas të pafajshëm të cilët mbaheshin peng.
Sot në orën 17:01, pas disa momentesh qëndrimi pezull, u dëgjuan të shtënat dhe shpërthimet e para në ndërtesën në Dammartin, ku u fshehën dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të cilët mbanin peng edhe titullarin 27-vjeçar të shtypshkronjës në të cilën ata po qëndronin.

Dy terroristët u vranë në sulm, ndërsa pengu shpëtoi dhe u largua nga ndërtesa me shpejtësi me anë të një helikopteri që ndodhej në tarracë.

Pak minuta më vonë u dëgjuan 5 shpërthime të forta në Paris, ku policia organizoi një operacion duke vrarë Amedy Coulibaly, pengmarrësin tjetër në marketin ku mbaheshin peng të paktën edhe 6 persona, mes tyre edhe një foshnje. Nga operacionet mesohet se kane mbetur te plagosur edhe 5 police, dy prej tyre aktualisht janë ne gjendje kritike per jeten.

CNN raporton se Hayat Boumeddiene, partnerja e 32-vjecarit Amedy Coulibaly, tashme te vrare, ka arritur te arratiset. Dyshohet se ajo ka marre edhe pengje me vete.

Leave A Reply

Your email address will not be published.