Lajmi i fundit

Kërcënimi ndaj Bashës, Artan Didi takim urgjent me Llallën e Çipën

didiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi është takuar sot me urgjencë me kryeprokurorin Artan Didi në lidhje me akuzat e ngritura nga selia blu, se kryeopozitari Basha ka marrë kërcënime nga Emiljano Shullazi, një figurë e njohur e botës së krimit, i cili mbeti i plagosur edhe në atentatin e fundit në kryeqytet.

Mësohet se Didi pas takimit me Llallën ka takuar edhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Ende nuk dihen më tej detaje të këtij takimi.

Kujtojmë se deklarata për kërcënimin e kryeopozitarit ka ardhur sot nga selia blu. Ka qënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, ai që në një konferencë për shtyp tha se Basha është kërcënuar nga Emiljano Shullazi, ndërsa bëri përgjegjës kryeministrin Raama, pasi sipas tij, Shullazi ka përfituar nga lehtësirat qeveritare.

Në një reagim të sajin polica e Shtetit tha se nuk ka dijeni për një kërcënim të tillë, por se do të marrë të gjitha masat për të sqaruar këtë ngjarje. Me sa duket edhe ky takim mes krerëve të policisë e prokurorisë vjen për të sqaruar këtë ngjarje.

Ndërkaq, zyra për shtyp e Kryeministrisë i quan shpifje këto deklarata, ndërsa nëpërmjet një reagimi theksojnë se do të padisin deputetin Arben Ristani.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close