Gjigandi italian, heq dorë nga Sneijder, për Januzajn

Aktualitet

januzaj2014Gjiganti italian, Juventus duket se i ka dhënë fund përpjekjeve që ta transferojë mesfushorin e Galatasarayt, Wesley Sneijder.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, ‘Zonja e Vjetër’ në vend të mesfushorit holandez dëshiron talentin shqiptar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anësori shqiptar i Belgjikës nuk po ia del të sigurojë një vend në skuadrën e Louis Van Gaal, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Old Traffordi”.

Januzaj, i cili me ‘Djajtë e Kuq’ ka kontratë deri në vitin 2018, në këtë sezon të garave ishte përfshirë vetëm në 11-të ndeshje me Manchester Unitedin.

Raportohet se Juve do të provoj që 19 vjeçarin ta bëjë të vetin. Januzaj kërkohet edhe nga Real Sociedad, ku mund të bashkohet me ish trajnerin e tij, David Moyes.

ME TE LEXUARAT