Kokat e prera, Fevziu i përgjigjet akuzave të Rudina Xhungës

Kliko per me shume info

blendi fevziuGazetarja e “Top Channel” Rudina Xhunga e ka quajtur një “tmerr televiziv”, emisionin e ditës së enjte të gazetarit të “TV Klan” Blendi Fevziu. Të enjten në “Opinion” diskutohej tema e terrorizmit në Shqipëri dhe në Europë. Përpos opinioneve të të ftuarve, herë pas here u shfaqën edhe video të xhihadistëve shqiptarë që u bënin thirrje besimtarëve për luftë të shenjtë.

Në një prej videove, xhihadisti kosovar Lavdërim Muhaxheri i cili në emër të Allahut fton myslimanët: “Ta ngremë shtetin islam. Gjeneralin amerikan Allahu na e mundësoftë ta zëmë rob e t’ia prejmë kokën. Pa u derdh gjaku i myslimanëve, sheriati nuk arrihet”.

Kliko per me shume info

“’Tmerr televiziv’. Nuk e kuptoj, audiencë apo propagandë islamike është transmetimi i thirrjeve të disa ditëzinjve në ‘FB’ dhe shfaqja e kokave të prera…”, ka shkruar Rudina Xhunga në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”. Autorja dhe moderatorja e emisionit “Shqip” në “Top Channel”, nuk e ka pëlqyer aspak shfaqjen e pamjeve të xhihadistëve, dhe e ka shprehur publikisht këtë. I kontaktuar nga “Bluetooth”, drejtuesi i “Opinion” nuk preferoi të reagonte.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, kolegia ka shprehur mendimin e saj. “S’kam pse të reagoj. Është mendimi i saj. Në fakt ato janë pamje të marra nga ‘Euronews’ dhe janë ritransmetuar të enjten, pasi për herë të parë në “Opinion” i kemi shfaqur një vit më parë”, u shpreh Fevziu. Sakaq, statusi i gazetares u shpërnda me shpejtësi në internet dhe komentuesit e shumtë janë ndarë në dy pjesë, duke mbështetur kush Rudina Xhungën e kush Blendi Fevziun.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here