Reali e Atletico Madridi vëzhgojnë futbollistin shqiptar

Aktualitet

mustafi-valenciaReal Madrid dhe Atletiko Madrid janë duke e vëzhguar mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

Shkëlqimi i mbrojtësit nga Gostivari, te skuadra e Valencias ka bërë që dy gjigantët e Madridit, Real dhe Atletiko të shprehin interesim për transferimin e tij, ka bërë të ditur menaxheri i tij Xhanluka di Marzio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mustafi iu bashkua Valencias gjatë verës së vitit të kaluar nga Sampdoria. Dhe, deri më tani është duke u paraqitur me mjaft sukses në formacionin bazë të ekipit nga Mestalla.

Mustafi me paraqitjet e tija në pjesën e parë të këtij sezoni në La Liga, është bërë njëri ndër lojtarët kyç te skuadra e ‘lakuriqëve’.

ME TE LEXUARAT