Reali rigjen fitoren pas tri humbjeve radhazi

Kliko per me shume info

reali2014Real Madrid pas tri disfatave radhazi, kanë rigjetur fitoren. “Mbretërit” të shtunën në ‘Bernabeu’ mundën Espanyolin me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligës spanjolle.

Të përzgjedhurit e Carlo Ancelotti janë treguar skuadër dominuese kundër Espanyolit, dhe me meritë në fund iu gazuan fitores.

Kliko per me shume info

James Rodriguez në minutën e 12-të zhbllokoi rezultatin duke sjell ekipin madrilen në epërsi prej 1-0. Ndërkaq, Gareth Bale në minutën e 28-të dyfishoi avantazhin e nikoqirëve në 2-0, rezultat më të cilën skuadra shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, ishte ekipi “merengues” që e kontrollonte lojën në terren, ndërsa Nacho Fernandez në minutën e 76-të realizoi golin e tretë për Real Madridin.

Real Madrid mbetet në krye të tabelës më 42 pikë, katër më shumë së Barcelona dhe Atletico Madrid, skuadra këto që nesër mbrëma do të ndeshen në “Camp Nou”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here